Autoritetet në SHBA po bëjnë thirrje për kthimin e veshjes së maskave në qytete për shkak të kërcënimit të një pandemie të tre-fishtë.
Urgjencat e spitaleve në disa zona të vendit kanë pasur vështirësi pasi dimri i ka përballu me i Covid, gripin sezonal dhe viruset e frymëmarrjes të cilat kanë prekur miliona amerikanë.
Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha për NPR se tendosja e vendosur në sistemet e kujdesit shëndetësor ka bërë që ata të rekomandojnë përdorimin e maskave sërish.
“Për të mbrojtur komunitetet në ato rrethana në ato nivele të larta, ne kemi rekomanduar dhe vazhdojmë të rekomandojmë që ato komunitete të mbajnë maska edhe në ambientet e brendshme”.
Të premten, shteti i Uashingtonit lëshoi udhëzime nga 25 shefa të spitaleve dhe 12 oficerë shëndetësorë të qarkut duke u kërkuar njerëzve të mbanin maska brenda.