Uashingtoni ka thënë se aftësitë e avancuara ushtarake të SHBA-së tregojnë se nuk ka nevojë për më shumë armë bërthamore për të penguar forcat e kombinuara të Pekinit dhe Moskës.
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan tha se arsenali aktual i Amerikës “do të thotë se ne kemi një qasje “më të mirë”, pra cilësia përballë sasisë”.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë nevojë të rrisin forcat bërthamore për të tejkaluar numrin e përgjithshëm të konkurrentëve tanë në mënyrë që t’i pengojnë me sukses. Dhe as nuk kemi nevojë të vendosin armë bërthamore gjithnjë e më të rrezikshme për të ruajtur parandalimin”- tha Sullivan.
Shtetet e Bashkuara thanë më herët se do t’u binden kufizimeve për armët bërthamore strategjike të vendosura në START të ri deri në skadimin e programit në 2026, për sa kohë edhe Rusia bën të njëjtën gjë.
Ajo ka bërë të qartë se është e etur për më shumë bisedime për kontrollin e armëve me Rusinë dhe Kinën. Pentagoni ka thënë se Kina ka të ngjarë të trefishojë arsenalin e saj bërthamor në 1500 koka deri në vitin 2035, ndërsa Rusia më herët tha se do të pezullonte pjesëmarrjen në New START.