Sekretari i Shtetit, Antony J. Blinken ka reaguar në lidhje me luftën në Ukrainë.
Blinken shkruan se Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të mbështesin ushtarët e Ukrainës me ndihmë ushtarake shtesë që i nevojiten për të mbrojtur vendin.
Sakaq thekson se kjo është dërgesa e 24-ërt që prej gushtit 2021, ku e fundit do të jetë me vlerë 274 milionë dollarë.
Postimi i plotë:
Kam udhëzuar një tjetër dërgesë me armë dhe pajisje me vlerë 275 milionë dollarë nga rezervat e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara për në Ukrainë. Kjo është dërgesa jonë e 24-të që prej gushtit 2021. Ndërsa forcat mbrojtëse të Ukrainës zmbrapsin forcat ruse, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të bashkuara me Ukrainën.