Pesë policë në Tennessee të SHBA-ve akuzohen për vrasje të shkallës së dytë pasi një person me ngjyrë vdiq pas një kontrolli në trafik. 29 vjeçari Tire Nichols u ndalua në Memphis më 7 janar për ngarje të pakujdesshme, ndaj të cilit u ushtrua dhunë fizike. Ai vdiq tre ditë më vonë.
5 oficerët, të cilët iu bashkuan Departamentit të Policisë së Memphisit në 6 vitet e fundit, u shkarkuan pasi një hetim zbuloi se ata ishin “drejtpërdrejt përgjegjës për abuzimin fizik të Nichols”. Tadarrius Bean, Demetrius Haley, Desmond Mills, Jr, Emmitt Martin III dhe Justin Smith janë të gjithë në paraburgim.
Të gjithë janë akuzuar për vrasje të shkallës së dytë, sulm të rëndë dhe sjellje të pahijshme zyrtare.Të mërkurën, avokatët e familjes së Nichols thanë se një autopsi tregoi se ai ishte rrahur. “Gjetjet paraprake tregojnë se Tire pësoi gjakderdhje të madhe të shkaktuar nga një rrahje e rëndë,” thanë avokatët.