SHBA pritet të miratojë një paketë shtesë me një shifër prej 39.8 miliard dollarësh për Ukrainën sipas The Guardian.
Dhoma e Përfaqësuesve mund të miratojë paketën, e cila tejkalon kërkesën e presidentit Joe Biden muajin e kaluar për 33 miliardë dollarë, të martën, dhe udhëheqësit e Senatit thanë se ishin gjithashtu të përgatitur për të vepruar sa më shpejt.
Biden më 28 prill i kërkoi Kongresit miratimin e 33 miliardë dollarëve për të mbështetur Ukrainën, duke përfshirë më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake.
Propozimi i ri përfshin 3.4 miliardë dollarë shtesë ndihmë ushtarake dhe 3.4 miliardë dollarë ndihmë humanitare, sipas burimeve.