Një tjetër objekt i panjohur që fluturonte në hapësirën ajrore të SHBA-së është rrëzuar. Objekti po fluturonte në brigjet e Alaskës, në një lartësi të madhe dhe kishte madhësinë e një makine të vogël, tha Shtëpia e Bardhë. Sipas mediave të huaja, objekti i dyshimtë është rrëzuar me urdhër të Presidentit amerikan, Joe Biden.
Zëdhënësi John Kirby konfirmoi se Departamenti i Mbrojtjes po gjurmonte objektin fluturues dhe se ai përbënte një “kërcënim të arsyeshëm për sigurinë e fluturimit civil”. Kirby tha se ende nuk dihet se kush e zotëron objektin apo nëse kishte ndonjë pajisje vëzhgimi në të.
Incidenti vjen vetëm disa ditë pas rrëzimit të balonës kineze, e cila dyshohet se përdorej për qëllime spiunazhi.