Gazetari investigativ, Jeff German është vrarë me thikë jashtë shtëpisë së tij në Las Vegas.
Mediat e huaja bëjnë me dije se gazetari është vrarë pas një sherri që dyshohet se është bërë jashtë banesës së tij.
“Ne besojmë se sherri ka ndodhur jashtë shtëpisë. Ne kemi disa pista. Ne jemi në ndjekje të një të dyshuari”, u tha gazetarëve Dori Koren, një zëdhënëse e policisë në Las Vegas. Policia tha se hetimi ishte një prioritet kryesor.
Jeff German punoi për revistën Review Journal për 12 vite, dhe para kësaj ai kaloi dy dekada duke punuar për Las Vegas Dream. Ai ishte i njohur për historitë rreth skandaleve politike, si dhe për mbulimin e të shtënave masive të vitit 2017 në një festival muzikor që vrau 60 dhe plagosi më shumë se 400.