SHBA-të festojnë ditën e pavarësisë, Rama: 4 korriku i 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike

Kryeministri, Edi Rama këtë të hënë ka kujtuar 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.

“MIRËMËNGJES dhe në këtë ditë të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, 4 korrikun e 100 vjetorit të marrëdhënieve tona diplomatike, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot ditën më të rëndësishme në historinë e tyre, Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 246-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në 4 korrik të vitit 1776 delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan. Festimi i 4 korrikut nderon nënshkrimin e Deklaratës Amerikane të Pavarësisë nga baballarët themelues të SHBA-së.

Sakaq edhe kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar me nje mesazh, ku shkruan “Amerikanët festojnë sot krenare pavarësinë e vendit të tyre, si superfuqia e lirisë, festojnë si kombi qe ka bere me shume se çdo komb për lirinë e kombeve të tjera në tërësi dhe në veçanti me lirinë e shqiptarëve”.

Ndërkohë të shumtë kanë qenë edhe politikanët të cilët kanë shprehur urimet për ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka përshëndetur sot me një mesazh Ditën e Pavarësisë së ShBA. Në mesazhin e saj, kryeparlamentarja shqiptare i shpreh mirënjohje SHBA-ve për mbështetjen në udhëkryqet e historisë dhe partneritetin strategjik në botën e sotme.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla për 100 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së shkruan “Për ne marrëdhëniet me SHBA janë të rëndësisë parësore në nivelin e partneritetit strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme”


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *