Pikërisht atëherë kur po përflitej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e lëshojnë Ballkanin dhe po zbehin praninë e tyre kë në këtë rajon konfliktual, menjëherë erdhi reagimi i superfuqisë.
Një prani e jashtëzakonshme ushtarake me mjete luftimi, helikopterë dhe ushtarë amerikanë kanë zbarkuar në dy ditët e fundit në portin e Aleksandropolisit në Greqi.
Mediat e vendit fqinj, janë treguar të rezervuara në lidhje me këtë superzbarkim, por mediat turke, bullgare dhe të tjera media e portale në Greqi, e kanë pasqyruar lajmin e ardhjes së amerikanëve.
Sipas “Ta Nea-s”, misioni më i madh ushtarak për të forcuar praninë amerikane në Ballkan dhe Detin e Zi, pritet të plotësohet në vazhdimsi në bazën e Aleksandropolis-it në Greqi deri në mes të nëntorit.
Mediat greke, shkruajnë se misioni do të dërgojë një mesazh konsolidimi të bashkëpunimit në rajon, por edhe sinjal për Turqinë dhe Rusinë, për ndikimin në rajon.
Në atë që konsiderohet si një stërvitje e përbashkët ushtarake mes disa vendeve, pritet që të jenë 120 helikopterë luftarak në total dhe 1000 mjete ushtarake, të çdo lloji, të cilat po të transportohen nga Greqia drejt Rumanisë dhe vendeve të tjera.
Situata në Ballkan nuk është e qetë për momentin me konfliktin në Bosnje, por edhe ndikimin rus përmes Serbisë.
/Priza.al/