“SHBA është e përkushtuar për të mbrojtur Poloninë dhe do të bashkëpunojë në hetimin” për raketën që ra në territorin e saj dhe vrau dy persona. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, duke hapur takimin virtual të grupit të kontaktit për Ukrainën.
Më pas, shefi i Pentagonit theksoi se fluksi i armëve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tij do të ndihmojë Kievin të mbajë presionin ndaj Rusisë. “Ne do të mbajmë angazhimin tonë gjatë gjithë dimrit në mënyrë që Ukraina të mund të vazhdojë të konsolidojë fitimet në fushën e betejës,” tha Austin