SHBA konfirmon angazhimin e saj për të “mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s”. Kështu deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, në takimin e Aleancës Atlantike në Bruksel.
“Ne do të vazhdojmë me përpjekjet tona për të mbështetur Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Ju e keni dëgjuar këtë vazhdimisht.
Gjëja tjetër që keni dëgjuar vazhdimisht është se Shtetet e Bashkuara janë absolutisht të përkushtuara për të respektuar angazhimet e nenit 5. “.