Një djalë 14-vjeçar u vra dhe tre të tjerë u plagosën nga të shtënat pas një përleshjeje në shkollën e mesme Roxborough në Filadelfia , qyteti më i madh në Pensilvani. Sipas njoftimeve të policisë, mosmarrëveshja shpërtheu në fund të një ndeshje futbolli në oborrin e shkollës.
Të shtënat ndodhën rreth orës 16:40 me orën lokale (22:40 me orën euroiane). Sipas hetuesve, vrasësi hapi zjarr nga një Ford garash dhe më pas u largua. Ai ende nuk është kapur nga policia.
Katër nxënësit e prekur, dy 14-vjeçarë, një 17-vjeçar dhe një tjetër mosha e të cilit nuk dihet ishin pjesë e të njëjtit ekip. Ata u dërguan me urgjencë në Spitalin Universitar Temple të qytetit, por njëri nga dy 14-vjeçarët nuk ia doli