Një paketë e re ndihme ushtarake prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën që përfshin sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe municione luftarake është njoftuar nga Shtëpia e Bardhë.
Ukraina do të marrë sisteme dhe municione shtesë të mbrojtjes ajrore, si dhe teknologji për të integruar lëshuesit, raketat dhe radarët e mbrojtjes ajrore me sistemet e mbrojtjes vendase të Ukrainës.
Fondet do të paguajnë për municione 155 mm Howitzer, municion kundër droneve dhe lloje të ndryshme pajisjesh, tha Pentagoni.
Zëdhënësja Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve në një konferencë se armatimi do të ndihmonte Ukrainën të mbronte territorin e saj dhe “të pengonte agresionin rus.