SHBA u bën thirrje amerikanëve që të largohen nga Sudani brenda 48 orëve

 

Situata në Sudan mund të përkeqësohet në çdo kohë dhe amerikanët duhet të largohen nga vendi brenda 24-48 orëve të ardhshme, tha sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre.

Qeveria amerikane është e shqetësuar për shkeljet e armëpushimit në Sudan dhe Departamenti i Shtetit e sheh të pamundur një de-përshkallëzimin, edhe pse ushtria sudaneze më parë ra dakord për një zgjatje prej 72 orësh të armëpushimit aktual, i cili skadon në mesnatën e së premtes.

Nga ana e tij, zëdhënësi i Pentagonit tha sot pak qytetarë amerikanë janë në kërkim të mënyrave për t’u larguar nga Sudani.

I pyetur për mundësinë e një operacioni evakuimi ushtarak nga deti, gjeneral brigade Patrick Ryder tha: Ne po punojmë ngushtë me Departamentin e Shtetit për të përcaktuar numrin e amerikanëve që dëshirojnë të largohen nga Sudani. Aktualisht, indikacionet që kemi janë se numri është relativisht i vogël. Megjithatë, ne e kuptojmë se të dhënat mund të ndryshojnë shpejt.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *