SHBA vendos shtetrrethim për adoleshentët: Pas orës 22:00 në shtëpi

Pas një valë dhune dhe sulmesh që kanë shpërthyer muajin e fundit në Maryland, pranë Uashingtonit, policia ka vendosur të marrë masa ndaj të rinjve duke vendosur një shtetrrethim.

Shefja e policisë së George, Angela Alsobrooks njoftoi masën pas një fundjave në të cilën të paktën katër persona, përfshirë një 15-vjeçar, u vranë me armë zjarri, ndërsa një djalë dhe një vajzë janë në gjendje të rëndë. Ky shtetrrethim do të hyjë në fuqi duke filluar nga fundjava e ardhshme dhe do të zgjasë për të paktën 30 ditë. Sipas masës së re, fëmijët nën moshën 17 vjeç nuk mund të jenë në rrugë nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit të së dielës deri të enjten, dhe nga ora 23:59 deri në 5 të mëngjesit të premteve dhe të shtunave. Mosrespektimi i shtetrrethimit do të sjellë gjobë për këta persona. Drejtuesi i qarkut theksoi se në territor janë regjistruar mbi 350 vjedhje makinash që nga fillimi i vitit 2022, nga 91 në 2019.

“Policia vijon të arrestojë të njëjtët të mitur, të cilët në këtë moment duhet të përgjigjen për veprimet e tyre” , tha oficeri i policisë.

Autoritetet po punojnë për zgjidhjen e problemit përmes nismave të tjera, që nga financimi i programeve të shëndetit mendor në shkolla e deri tek stimujt për punë sezonale në muajt e verës.

Burimi:Tgcom24

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *