Tornado të fuqishme që goditën shtetin federal amerikan të Misisipit lanë pas shkatërrime të përmasave të mëdha, 23 viktima e dhjetëra persona të zhdukur.
Vorbullat e fuqishme shkatërruan qindra banesa në perëndim të këtij shteti. E goditur më rëndë është qyteza Rolling Fork. Banorët thonë se kurrë nuk kanë parë një situatë të tillë në këto zona.
Dëshmitarët thanë se erërat e fuqishme shkaktuan edhe breshër me kokrra të përmasave sa një top golfi.
Dhjetëra mijëra ndërtesa mbetën pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të linjave. Ekipet e emergjencës janë në luftë me kohën për gjetjen e sa më shumë të mbijetuarve, ndërsa mijëra banorë të pastrehë janë strehuar në salla të mëdha publike.