Një 48-vjeçar shqiptar është dënuar me burgim të përjetshme, pasi u shpall fajtor për vrasjen e një kolegu të tij në gusht të vitit 2020, në Oakland Country, në Miçigan të SHBA-ve.
Mediat e huaja shkruajnë se Astrit Bushi, është shpallur fajtor për vrasje të shkallës së parë ndaj 49-vjeçarit Grgory Lanier Robertson, nga Pontiac.
Ngjarja ka ndodhur më 11 gusht të vitit të kaluar, rreth orës 1:30, ku policia e zonës mori raportimin se 49-vjeçari ishte pa ndjenja. Të dy ishin punonjës të kontraktuar pastrimi dhe në momentin e ngjarjes ishin në orar pune. Bushi është gjetur në këmbë pranë viktimës dhe është arrestuar. Në rrahje policia gjeti edhe një send të përdorur si armë.