Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA), William Burns vazhdon vizitën në Kosovë.
Mediat në Prishtinë shkruajnë se William Burns sot zhvilloi një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Bashkë me të është edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Lidhur me takimin që po zhvillohet qeveri, zyrtarët e qeverisë së Kosovës nuk ka pranuar të japin ndonjë përgjigje.
Ky takim ndërmjet Burns dhe Kurtit, vjen pasi të enjten ai ka zhvilluar takim edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.
Para Kosovës, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.