Shefi i inteligjencës: Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh

Rusia po përpiqet të ndajë Ukrainën në dysh për të krijuar një rajon të kontrolluar nga Moska pasi dështoi të marrë nën kontroll të gjithë vendin, tha sot kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.

“Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, tha Kyrylo Budanov në një deklaratë.

Ai shtoi se Ukraina së shpejti do të nisë një luftë guerile në territorin e pushtuar nga Rusia.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *