Pas një takimi me të dërguarit e aleancës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë shtypi të mërkurën se nuk kishte shenja se shpërthimi në Poloni ishte një sulm i qëllimshëm nga Rusia.
“Hetimet janë duke vijuar dhe ne duhet të presim rezultatet, por nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte një sulm apo sulm i qëllimshëm”, tha Stoltenberg, duke shtuar se nuk ka asnjë provë që “Rusia po përgatit veprime ushtarake sulmuese kundër NATO-s. “
“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë mbrojtëse ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin (të saj) kundër sulmeve me raketa ruse”.
“Por më lejoni të jem i qartë, ky nuk është faji i Ukrainës”, shtoi Stoltenberg. “Rusia mban përgjegjësinë përfundimtare ndërsa vazhdon sulmin e saj të paligjshëm kundër Ukrainës.”
Pas incidentit të së martës, NATO “ka rritur vigjilencën e saj dhe ne po monitorojmë situatën në mënyrë të vazhdueshme,” tha ai.