Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në rusi, ka takuar edhe ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.
Guterres tha se pushtimi rus i Ukrainës ishte një shkelje e kartës së Kombeve të Bashkuara dhe ai tha se ishte i shqetësuar për raportet e krimeve të luftës.
Por ai theksoi se “objektivi dhe axhenda ime është e lidhur rreptësisht për të shpëtuar jetë dhe për të reduktuar vuajtjet” në Ukrainë.
Guterres tani do të zhvillojë bisedime me presidentin rus Vladimir Putin, për takimin e tyre të parë ballë për ballë që nga pushtimi./Priza.al