Shefi i OKB-së ngre alarmin: Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë një deklaratë këtë të mërkurë për pasojat nga pushtimi rus i Ukrainës do të përkeqësohen për botën, duke prekur 1.6 miliardë njerëz.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar,” thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, i cituar nga agjencia AFP, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

“Lufta kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke sjellë kaos social dhe ekonomik pas saj”, ka theksuar Guterres.

Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, theksoi shefi i OKB.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *