Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav në një deklaratë për mediat pas takimit me Albin Kurtin tha se thirrja e Borelit ishte e qartë.
“Patëm një takim me kryeministrin Kurti dhe komunitetin ndërkombëtar. Kryeministri pati mundësinë të na informojë për zhvillimet e së premtes mbrëma. Nga ana e Bashkimit Evropian, Borrelli ka bërë një thirrje të qartë që nuk do ta përsëris sepse dihet tashmë”, tha Orav.
Ndërkohë Borrel kishte dënuar ashpër sulmin që ndodhi në kanalin e Ibër-Lepenc dhe e ka quajtur sabotazh dhe akt terrorist.