Kryetari Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një taki me Ambasadoren Glover dhe përfaqësuesit e OSBE-ODHIR drejtues të misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të 14 majit.
Glover do të takohet edhe me kryetarin e Komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn dhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.
Ja çfarë u diskutua:
1.Për shkak të mungesës së vullnetit politik është ndërprerë dhe ka dështuar reforma zgjedhore përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit,,ndonëse nga shumë faktorë politik dhe civilë janë propozuar në kohë për diskutim dhe vendimarrje drafte me rëndësi..
2.Njësimi i Partisë Socialiste me shtetin dhe përdorimi i shtetit dhe administratës publike për zgjedhje është flagrant duke ushtrar presion për të votuar mazhorancën, shoqëruar me tërheqjen e kartave të identitetit apo blerja e votës. .
3.Përdorimi i aplikacionit ” aktivisti” është po ashtu në shkelje të ligjit si vazhfim i praktikës së “patronazhistit” denoncuar tashmë nga OSBE/ODHIR në zgjedgjete fundit.
4.Përdorimi abuziv i fondeve të buxhetit për fushatë elektorale për ngritje pagash apo penaionesh për qëllime elktorale.
5- e votuesve në qëndra të ndryshme përpara zgjedhjeve Zhvendoaja duke krijuar konfuzion tek votuesit.
6-Kontrolli mbi mediat dhe hapsirat publike për propogandimin e fushatës ku cdo hapsirë private publike është bllokuar nga pushteti.
7-Rritja gati dyfish i numrit të punonjësve në mënyrë abuzive në bashki dhe institucionet shtetërore për fushatë elektorale.
8- Pengimi me urdhër nga Ministritë përkatëse i pedagogëve dhe arsimtarëve për të kadndiduar për këshillat bashkiak në shkelje të kushtetutës.