Shefja OSBE Helga Maria Schmid po zhvillon një vizitë në Tiranë.
Schmid do të takohet me Presidentin e vendit Bajram Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Xhaçka dhe kryetaren e Kuvendit Nikolla.
Gjithashtu ajo do të kryejë takime me deputetë të kuvendit të Shqipërisë, si dhe me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.