Drejtuesja e SHISH-it, Vlora Hyseni deklaroi sot para komisionit për Sigurinë Kombëtare se fokusi i punës për vitin e kaluar ka qenë tek kundër spiunazhi ndaj aktiviteteve ndaj shërbimeve të inteligjencës ruse dhe serbe. Përsa i përket akuzave të opozitës për takime të fshehta në Beograd, Hyseni i mohoi.
“Jemi fokusuar në operacione që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, anti-terrori, kundër spiunazhin ku përfshijnë kundër vënia ndaj aktiviteteve ndaj shërbimeve të inteligjencës ruse, serbe dhe vendeve të tjera armiqësore ndaj Shqipërisë.
Sa i përket deklaratave në media dhe akuzave të pabaza duhet të jemi të rezervuar dhe të kemi fakte dhe prova kundër akuzojmë për ndonjë aktivitet apo takim të dyshimtë të drejtorit të shërbimit” tha ajo.