Shehaj ja thotë publikisht gazetares: Nuk mund të flas për Ceno Klosin, pasi ju si televizion keni konflikt personal me të

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirë Briseida Shehaj, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në News24, dhe gazetarja e pyeti për rastin e drejtorit të Tatimeve Ceno Klosi.

Shehaj tha se e njeh Klosin si person korrekt dhe se nuk mund të fliste për rastin e tij, pasi televizioni në të cilën ishte ftuar, kishte një konflikt personal me të.

Shehaj:

Ceno Klosin e njoh si djal korrekt. Nuk dua qe te flas për rastin e tij, pasi ju si televizion keni konflikt personal me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *