Shehaj nga protesta: Do kthejmë shpresën tek shqiptarët!

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka folur sot në foltoren e protestës së opozitës.

Shehaj tha se Rama investon milion ane media e lobime për t’i bindur shqiptarët se janë të gjithë njësoj. Sakaq shtoi se kjo protestë do i kthejë shpresën atyre për ndryshimin.

“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë  e madhe na ka mbledhur, në çdo tryezë dëgjohet shprehja” në Shqipëri nuk ka më të ardhme!” Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund t’u kthejë shpresën vetëm një alternative. Pas skandaleve të panumërta Rama investon milion ane media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindur se në vend s’ka njerëz të ndershëm”, tha ai.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *