Deputeti Tritan Shehu në fjalën e tij i ka kërkuar Nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj që të korrigjonin gabimin e heqjes së ish kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD-së.
“Shpresoja dhe mendoja se sot do ta fillonit këtë seancë duke bërë një reflektim të thellë për shkeljet e rënda të procedurës, të rregullores në parlamentin shqiptar”, tha Shehu.
Sipas tij ata duhet ta korrigjonin këtë gabim fatal pasi është diçka që mund të korrigjohet.
“Kjo është pa dyshim diçka që duhet korrigjuar në mënyrë urgjente dhe të menjëhershme. Unë shpresoja sinqerisht që sot kështu do ta fillonim seancën, duke bërë një reflektim se ku të çojnë gabimet, ku të çon shkelja e demokracisë”, theksoi Shehu.