Tritan Shehu ka reaguar pas dorëheqjes së Fation Veizaj nga mandati. Në një shkrim në “Facebok” Shehu thotë se Rama duhet luftuar dhe se nuk duhet të largohej nga Kuvendi, për deliret e një deliranti si kryeministri Rama.
Statusi i plotë:
I dashur Fatjon!
Lexova per aktin tend te dorezimit te mandatit te deputetit. E mire kuptoj zemerimin tend te madh ndaj “vendimeve” te fallsifikuara, dashekeqe, percarese per PD, nen komanden e Rames, te shpallura si fermane te nje Sulltani nga uzurpatori edepsez i postit te kryetarit te grupit tone, qe te shtyne ne kete hap!
Si nje nga te perjashtuarit e fundit te falenderoj per solidaritetin e mirekuptimin.
Por si koleg e mik, dua te te them se nuk ja vlen te largohesh nga Kuvendi per shkak te veprimeve te tilla te atij zuzari, “krye eunuk” i Rames. Ai duhet luftuar si pupaci i Rames, duhet “grisur” si gjethja e fikut e Rames, se i tille eshte!
Dhe kaq. Nuk meriton me shume.
Nuk ja vlen qe ti te lardohesh nga Kuvendi per “deliret” e nje deliranti te keq perdorur nga Rama!
Ndoshta ka hapesire per ta rikonsideruar vendimin tend.
Respekte
Tritan Shehu