Grupi i Katarit i udhëhequr nga Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani është vendosur të bëjë një ofertë përfundimtare prej 5 miliardë paundësh për të blerë Manchester United nga Glazers.
Sipas The Times, fondacioni Nine Two i kryesuar nga bankieri i Katarit do të bëjë një ofertë të shtuar prej 5 miliardë £ për të blerë United.
Sheikh Jassim bëri ofertën e tij të parë për të blerë United në shkurt dhe fondacioni i tij gjithmonë ka deklaruar se ata janë të interesuar vetëm për një blerje të plotë, duke u zotuar se ata do ta lironin borxhin e klubit.
Grupi INEOS i Sir Jim Ratcliffe, rivali kryesor i sheikut për të blerë United, u takua gjithashtu me zyrtarë të United.
INEOS ka deklaruar se ata janë të interesuar vetëm për të blerë një aksion maksimal prej 65%, ndërsa The Times më parë raportoi se firma petrokimike mund të blejë një aksion më të vogël nga Glazers, duke i mundësuar familjes amerikane të ruajë kontrollin e Djajve të Kuq.
Sipas një raporti në The Guardian të enjten, familja Glazer po kërkon 6 miliardë paundesh për të shitur klubin plotësisht dhe nëse vlerësimi i tyre nuk plotësohet, ata do t’i shesin një aksion më të vogël një firme të kapitalit privat amerikan.
Por grupet e tifozëve të United kanë kritikuar mundësinë e mbetjes së Glazers dhe kanë organizuar një protestë masive jashtë Old Trafford përpara ndeshjes së Premier League kundër Aston Villa të dielën.
Kjo përfshin moshyrjen në stadium deri në minutën e 18-të, duke shënuar numrin e viteve që familja ka zotëruar klubin.