Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamjet nga fushat me të mbjella në Malësinë e Madhe. Sipas Ramës këto qindra hektarë janë një shëmbëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë. Mes të tjerash, kreu i qeverisë shton se zona synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon.
“Shihni këto qindra hektarë fusha piktoreske në Malësi të Madhe, shembëlltyrë frymëzuese e Shqipërisë që duam, ku falë punës së palodhur e mbështetjes së merituar financiare edhe nga qeveria shqiptare, përmes AZHBR dhe programit të ndihmës europiane për bujqësinë, kjo kompani synon të bëhet prodhuesja më e madhe e bimëve medicinale në rajon. #ShqipëriaeArdhmjaJonë. #SkaKohëPërPushim” shkruan kryeministri Edi Rama.
/Priza.al/