Shembet ballkoni i një ndërtese në Kavajë, bie nga lartësia 32-vjeçari! Transportohet në spital

Një 32-vjeçar ka rënë nga ballkani i banesës së tij, pasi stuktura është shembur pjesërisht. I riu, i identifikuar vetëm me inicialet I.H., është dërguar me urgjencë në spital, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç. Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *