Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur para pak minutave në një minierë në Martanesh. Bëhet me dije se minatorët kanë mbetur të bllokuar në galeri, ndërkohë që ka të plagosur. Burimet bëjnë me dije se disa prej minatorëve kanë mundur të dalin, ndërkohë që vijon puna për nxjerrjen e të tjerëve.
Nga raportimet paraprake mësohet se 6 minatorë janë ende të mbetur brenda galerisë, ndërkohë që 1 i plagosur është nisur drejt Tiranës me helikopter. I plagosuri raportohet se është në gjendje të rëndë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur 4 autoambulanca. Nuk dihet ende shkaqet e shembjes së minierës, dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.