Shembet soleta e një pallatit ku ishte duke punuar, plagoset punëtori, dërgohet me urgjencë drejt spitalit

Një 50 vjeçar është dëmtuar në punë ditën e sotme në Tiranë.

Dyshohet se shtetasi me iniciale P.A, banues në Qafë Kashar ka rënë aksidentalisht nga lartësia në të cilën ishte duke punuar.

Sakaq, bëhet me dije se soleta e pallatit në ndërtim ku ai po punonte u shemb, duke e lënë të plagosur

Si pasojë e dëmtimit i plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.04.2022, në Qafë Kashar, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi P. A., 50 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *