Shembi urën e Darëzezës duke kaluar me kamionçinë, gjykata lë në arrest shtëpie 52-vjeçarin

Gjykata e Fier ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për 52-vjeçarin Luftar Panahori, shoferi i cili tentoi të kalonte urën e Darëzezës me mjet të tonazhit të rëndë.

Shoferi ka dalë ditën e sotme para Gjykatës së Fierit, me akuzën se ka shembur urën teksa ka kauar me një kamion mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep dhe nuk respektoi sinjalistikën e përcaktuar për kalimin në urë.

Ura në Darzezë u shemb mëngjesin e 3 qershorit, ku për pasojë një mjet i tonazhit të rëndë ra në lumë. Mjeti i tonazhit të rëndë po kalonte në urën e amortizuar.

Shembja e urës ka lënë prej ditësh banorët të izoluar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *