Shembja e ndërtesave tek “5 maji”/ Berisha: Ndal terrorit ndaj banorëve që mbrojnë banesat

Ditën e sotme, 19 janar është parashikuar shembja e 3 ndërtesave në zonën e “5 Majit” për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit. Policia ka rrethuar zonën që në orët e para të mëngjesit. 

Sali Berisha përmes një videoje të postuar në Facebook, bën thirrje të ndalohet dhuna e narkopolicisë, sipas tij, ndaj banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre.

“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit! Sb”

Banorët e “5 Majit” kanë zhvilluar prej më shumë 3 muajsh protesta dhe nuk kanë pranuar të lirojnë banesat pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë. Por ditën e sotme, janë “dorëzuar” përballë shtetit dhe fadromat kanë filluar shembjen e shtëpive.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *