Policia e Sarandës ka nisur shoqërimet pas shpërthimit e shembjes së hotelit “Bizanti” në Sarandë.
Mësohet se një nga personat e shoqëruar në Sarandë për rastin e shpërthimit në hotel është djali i Spiro Çabirit. Autoritetet i kanë bllokuar edhe makinën. Gjithashtu, persona të shoqëruar në polici janë edhe familjarë të ortakut të Çabirit, Dhimitër Evangjeliu, me të cilin është në gjyq prej vitit 2002 për pronësinë e hotelit.
Sipas vendimit te gjykatës 90% të hotelit i ishte dhënë Dhimitër Evangjeliut dhe nga 5% dy ortakëve të tjerë, njëri pre jtyre Çabiri. Kjo mendohet të jetë dhe arsyeja e vendosjes së 30 kg dinamit dhe shembjes së hotelit. Si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por dhjetëra banesa e biznese janë dëmtuar.