Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sarandë, ku humbi jetën një 22-vjeçar pasi u plagos për shkak të mbajtësve të kalçetos që u rrëzuan nga moti i keq.
Burime për median bëjnë me dije se në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar në polici, pronari dhe dy punonjësit e kalçetos ku humbi jetën Armando Kazma. Mësohet se pas verifikimeve të bëra tek kalçeto është konsideruar si fatkeqësi natyrore pasi konstrukti ishte brenda standardeve.
Ndërkohë, së bashku me të riun kanë qenë duke luajtur edhe i ati i tij dhe vëllai me i vogël, të cilët fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.
Për shkak të plagëve të marra, i riu Armando Kazma ndërroi jetë në spital.