Shembja e ‘Perdes së hekurt’/ Sot mbushen 32 vite nga Rënia e Murit të Berlinit  

Sot përkujtohet 32-vjetori i Rënies së Murit të Berlinit. 9 Nëntori shënon 32-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë.

Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor, njofton Muzeu Historik Kombëtar. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor.

Sot, 32 vjet nga Rënia e Murit të Berlinit

Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi.

Muri i Berlinit u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve drejt perëndimit, duke u kthyer në simbolin e mungesës së lirisë, si dhe ndarjes politike të bllokut lindor me atë perëndimor.

muri i Berlinit – Peizazhe të fjalës

Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen. 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.

Pesë mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisje nga Gjermania Lindore.

Roli i Gorbaçovit në shembjen e Murit të Berlinit - lexo.al

11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua.

27 vjetori i rënies së Murit të Berlinit | Presheva.com

30 vjet nga rënia e murit të Berlinit, bashkimi i Gjermanisë dhe ndryshimi  në historinë botërore

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *