Shëndetësia/ Vokshi: Jam kundër buxhetit 2023, s’ka asnjë program të ri

Deputetja e PD, Albana Vokshi është shprehur se është kundër buxhetit 2023 për shëndetësinë duke thënë se nuk ka asnjë program të ri.

Gjatë fjalës së saj në Komision, Vokshi u shpreh se nuk është respektuar tavani i rimbursimit duke shtuar se ka pasur keqmenaxhim të fondeve të Covid. Më tej deputetja ngriti pikëpyetje dhe për barnat që u ofrohen fëmijëve me leucemi.

“Unë jam kundër këtij buxheti. Nuk ka asnjë program të ri. Shëndetësia nuk është prioritet. Do e votoj kundër normalisht. A mësuat ndonjë gjë nga pandemia? A i lexoni raportet e KLSH, nuk po them denoncimet e opozitës.  E keni lexuar raportin e 2022 nga KLSH. E kam gjetur në një ose dy portale. Nuk është plotësuar asnjë rekomandim i KLSH, ndër vite shkruhej. Po i referohem KLSH. Vendimmarrja  e komisionit teknik, është konstatuar se gjatë 2021 për barnat e rimbursueshme është konstatuar me shkeljeje thotë raporti i fundit.

567 milion lekë barna të rimbursuara. A na prek ne kjo? Në çdo procedurë është gjetur shkelje. Pika numër 5 e raportit të KLSH. Nuk është respektuar tavani i rimbursimit. Është bërë keq menaxhimi i fondeve të COVID. Keni me radhë edhe shkeljet e kryera. Është kaluar fondi për buxhetin e sterilizimit. Janë ndaluar edhe ndërhyrjet. Janë lejuar vetëm urgjente 21794 raste ku është ndërhyrë me kirurgji. Janë mbi 4 mijë raste. Si është e mundur që nuk keni marrë rekomandimet e KLSH? Si është e mundur që vijon një koncesion që po thith të gjithë fondin e shëndetësisë, ndërkohë që është në SPAK. Kam kërkuar informacione për barnat që janë në dispozicion për fëmijët me leuçemi.

Është bërë një investigim. Pse fëmijëve ju mungojnë barnat? Si është e mundur që nuk kujdeseni për fëmijët që janë në nevojë? Pse nuk siguroni barna për fëmijët me leuçemi dhe tumore? Pse i detyroni prindërit që të sjellin barna kontrabandë? Pse keni hequr përsëri invitro? Pse nuk siguroni ilaçe për pacientët me sklerozë multiple. Nga mos sigurimi i barnave ata kanë përfunduar në karrocë. Pse nuk ju sigurohen të 4 llojet e kurave. Dua të më jepni përgjigje për të gjitha pytjet që jua kam sjell me shkrim. Sa është numri i analizave të pa kryera që janë paguar? Sa është fondi për check-up dhe sa vizita janë kryer? Kemi një vjedhje të parave të shëndetit të qytetarëve”, tha Vokshi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *