Shëngjin/ Tjetërsimi i pronave te ‘Rana e Hedhun’, ish-kryebashkiaku i Lezhës do të rigjykohet në Apelin e Shkodrës  

Çështja e tjetërsimi të pronave në zonën e “Ranës së Hedhun” në Shëngjin, ku u dënuan nga shkalla e parë 17 persona mes të cilëve dhe ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, do të rishqyrtohet sërish nga Gjykata e Apelit në Shkodër.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila pranoi rekursin që kishte bërë Prokuroria e Apelit dhe vendosi prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër dhe kthimin e çështjes, për rishqyrtim në atë gjykatë me tjetër trup gjykuese.

Gjykata e Shkallës së parë në Lezhë, në muajin shtator të vitit 2020, shpalli fajtor dhe dënoi me katër vite burg për “Shpërdorim detyre” ish-kryetarin e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, për akuzën e tjetërsimit të pronave te “Rana e Hedhun” në bregdetin e Shëngjinit.

Por apeli e riktheu çështjen për gjykim në Shkallën e Parë, me pretendimin se, nuk është zhvilluar si një proces i rregullt ligjor, pasi ka pasur shkelje procedurale si mos veçimi i çështjes, i cili është bërë me arsyetimin e bashkëpunimit edhe pse në fund ka vendosur se s’ka bashkëpunim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *