Shenja që tregojnë se dieta po dëmton shëndetin tuaj

Të gjithë e dimë se një person që mban dietë, është gjithmonë i uritur, i zemëruar dhe i mërzitur.

Gjatë dietës duam të heqim sa më shumë kilogramë nga pesha e trupit tonë, dhe harrojmë që duhet të ushqehemi shëndetshëm për mos u përballur sëmundje.

Në këtë artikull ju shpjegon pse mënyra e ngrënies ju shkakton depresion. Më poshtë do të lexoni 5 arsyet pse dieta juaj nuk po shkon ashtu siç duhet.

Problemet menstruale

Kjo shenjë tregon një nga çështjet më të zakonshme kur është fjala për problemet hormonale. Hormonet janë përgjegjës për metabolizmin tonë dhe nëse ndodh një çekuilibër hormonal, mund të shkaktojë depresion. Në shumicën e rasteve, arsyeja për këtë është mungesa e jodit në trup. Por edhe nëse hamë shumë produkte që përmbajnë jod, mund të mos jetë e mjaftueshme. Prandaj rekomandohet të hani edh ushqime të tjera që përmbajnë jod.

Problemet e kujtesës

Omega-3 është një acid yndyror që ndihmon trurin tonë të punojë siç duhet, dhe të mbajë mend gjërat që duhen. Nëse trupi juaj përjeton një mangësi omega-3, ajo fillon të përthithë më shumë yndyrë. Nëse depresioni juaj shoqërohet me probleme të memories, përpiquni të konsumoni më shumë omega-3. Dhe për këtë duhet të konsumoni, peshk, arra, vajra, vaj liri, kokrra gruri

Dhimbjet e këmbëve

Nëse keni shumë dhimbje këmbësh, tregon se keni mungesë magnezi, i cili ndihmon në aktivizimin e enzimave. Në rastet e mungesës së magnezit, mjekët zakonisht rekomandojnë medikamente të pasura me magnez. Në rast se nuk konsumoni dot ilaçet mund të konsumoni ushqime të pasuruara me elementë që përmbajnë magnez, si : fara kungulli, bizele, arra pishe.

Humbja e oreksit, lodhja, frymëmarrja

Për njerëzit që duan të dobësohen, të mos pasurit oreks është gjë shumë e mirë për to, dhe i bën të lumtur. Por në fakt mos ushqyerja e shëndetshme sjell lodhje, frymëmarrje, të cilat nuk janë aspak të mira. Këto simptoma tregojnë se trupi juaj po përjeton anemi të mungesës së hekurit, dhe në këtë mënyrë shkakton depresion. Ju mund ta zgjidhni këtë problem duke konsumuar ushqime që përmbajnë hekur si: Mëlçia e viçit ose oktapod.

Çrregullime të zorrë

Nëse jeni në një dietë shumë të varfër, zorrët tuaja shumë shpejtë do reagojnë. Duhet të dini se zorrët janë organe ku prodhohen hormone të rëndësishme. Nëse ju shfaqen probleme, kontrolloni sasinë e zinkut që konsumoni, sepse është përgjegjës për tretjen e shëndetshme. Për të shpëtuar nga ky problem duhet të konsumoni ushqime që kanë zink, si : ricotta, mozzarella, djath gouda si dhe produktet e detit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *