Gjatë shtatzanisë trupi juaj kalon nëper, disa ndryshime që nganjëherë as vetë ju nuk i dalloni dot këto ndryshime ndodhin edhe papritur.
Nishanet :
nishanet e lëkurës janë rritje të mishit të lëkurës që mund të zhvillohen kudo në trupin tuaj gjatë shtatzënisë për shkak të ndryshimeve në nivelet e hormoneve ose shtimit të peshës.
– Pështyma e tepërt, e njohur edhe si ptyalism gravidarum, shoqërohet me nauze dhe të vjella. Nuk dihet ende pse ndodh kjo.
– Herët gjatë shtatzënive, ushqimi mund të ketë shije të thartë dhe metalike, një fenomen i quajtur dysgeusia. Konsumimi i ushqimeve acidike ose shpëlarja e dhëmbëve me kripë ose sodë buke pas larjes me furçë mund të lehtësojë këtë shije të tmerrshme metalike dhe të thartë.
-Ndryshimet në dietë dhe nivelet e hormoneve mund të shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje të mishrave të dhëmbëve gjatë shtatëzanisë, i njohur si gingiviti i shtatzënisë. Kjo sëmundje e mishrave të dhëmbëve do të zhduket, por për të lehtësuar dhimbjen, praktikoni një higjienë të mirë orale me larje të butë.