Shenjat e e zodiakut që nuk i shfaqin emocionet e tyre

Ne e kuptojmë se marrëdhëniet përbëhen nga njerëz të ndryshëm. Me përvoja, vlera dhe zakone të ndryshme. Dhe për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme, nëse kjo është ajo që duam, ne i përshtatemi kushteve të bashkëjetesës, por disa nga zakonet apo karakteristikat tona nuk ndryshojnë.

Sa lehtë shprehemi është një shembull kryesor. Ka njerëz që flasin pa hezitim për atë që ndjejnë nëse janë të lumtur apo të pakënaqur dhe nga ata që i ndrydhin ndjenjat e tyre ose preferojnë të heshtin në vend që t’i shprehin ato.

Njerëzit që i përkasin kategorisë së dytë janë shenjat e mëposhtme :

Gaforrja

Mund të mendojmë se Gaforret janë emocionalë dhe shpesh qajnë, por kjo nuk do të thotë se ata janë një “libër i hapur”. Për shkak se kanë frikë se mos lëndohen, mbyllen në guaskën e tyre. Në fakt, nëse tradhtohen qoftë edhe një herë, atëherë e kanë shumë të vështirë t’i besojnë sërish dikujt tjetër.

Peshorja

Diçka që të gjithë Peshoret e urrejnë është konflikti. Ata gjithmonë përpiqen t’i zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre me qetësi, prandaj shpesh do të tërhiqen në debate dhe grindje. Ndaj do të mbysin ndjenjat derisa të mos durojnë më. Por kur të arrijnë në atë pikë sa të mos durojnë më, do të flasin, pa menduar për pasojat.

Bricjapi

Ata janë kundër shfaqjes së emocioneve sepse besojnë se kjo do t’i bëjë të duken të dobët dhe kjo është diçka që Bricjapët nuk do ta dëshironin kurrë. Ata do të shmangin shfaqjen e emocioneve të tyre, veçanërisht nëse nuk janë rehat në marrëdhënie. Por nëse dikush fiton besimin e tyre, ata mund të “hapen”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *