Kistet ovariane mund të shfaqen në çdo moshë, gjatë viteve riprodhuese të femrës dhe mund të formohen si shkak i grumbullimit të vezëve të vogla nga rritja e nivelit të hormoneve. Ato mund të shfaqen në formën e qeskave të vogla apo të mëdha.
Shumica e kisteve nuk shkaktojnë asnjë simptomë, prandaj ato kapen në një madhësi të konsiderueshme.
Ja disa nga simptomat që ju paralajmërojnë për cist ovarinan:
Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
Dhimbje në pjesën e poshtme të kurrizit dhe kofshë
Dhimbje të legenit gjatë marrëdhënieve seksuale
Dhimbje gjatë lëvizjes së zorrëve
Të vjella
Ndjeshmëri e madhe e gjinjve
Ndjesi fryrje në pjesën e fundme të barkut
Presion mbi fshikëz dhe vështirësi në urinim
Dobësi dhe lodhje kronike
Në rast se vëreni disa nga simptomat e mësipërme, ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.
/Priza.al/