Dashi
Nuk këshillohet të ndryshoni rrjedhën e zakonshme të jetës dhe mbi të gjitha të përfshiheni në aventura financiare, pasi ka gjasa të keni rezultate negative. Nuk është dita e duhur për të bërë deklarata dashurie, pasi mund të mos merrni përgjigjen që ju shpresoni.
Demi
Mos luftoni me fatin. Lërini gjërat të rrjedhin vetë. Përpiquni të çliroheni nga problemet e pazgjidhura. Komunikoni më shumë në familje, sidomos me fëmijët tuaj. Gjithashtu, pranoni këshillat që ju japin të afërmit dhe mos u nxitoni me vendimet tuaja.
Binjakët
Mos bini pre e fiksimeve. Adresoni problemet tuaja, vini rregullat në shtëpi dhe kushtojini vëmendje partnerit/partneres suaj. Është dita e përshtatshme për të bërë disa reforma në vogla në çështjet tuaja financiare. Shoqja/shoku juaj i ngushtë mund të ketë nevojë për dëshirën tënde.
Gaforrja
Keni të gjitha shanset për të kaluar një të ditë të shkëlqyer. E vetmja gjë që mund t’ju prishë humorin është mosmbajtja e një premtimi nga ana e shoqes/shokut të ngushtë, partnerit/partneres ose e kolegut/koleges. Përpiquni ta harrosh atë çfarë ka ndodhur dhe përqendrohu tek ato aktivitete që ju falin kënaqësi.
Luani
Gjatë kësaj dite do të jeni në qendër të disa eventeve. Ekziston mundësia që të shuani një konflikt të mundshëm të dikujt pranë jush. Mos harroni planet për në fundjavë. Mbi të gjitha, kjo vlen për ata që kanë në plan një takim të rëndësishëm me personin që dashurojnë.
Virgjëresha
Do të befasoheni nga ndryshimet në sjelljen e partnerit/partneres suaj. Ka gjasa që gjysma juaj e zemrës të shfaqë indiferencë ndaj jush. Ndoshta shkaku për këtë mund të jetë dikush që ju i besoni shumë. Në mbrëmje do të merrni një sërë lajmesh, por mos i besoni plotësisht nëse nuk ka dëshmi.
Peshorja
Mos e teproni me kritika ndaj vetes. Ndoshta synimi juaj është të gjeni shkaqet e disa problemeve. Bisedoni me njerëz me përvojë. Ndoshta një mendje pozitive do të ndihmojë të zgjidhni këtë situatë. Shmangni përpjekjet për të mbytur trishtimin me alkool.
Akrepi
Do të ndiheni mjaft optimist këtë të mërkurë. Ndoshta një festë në familje apo një banket do t’ju bashkojë me personat më të ngushtë. Ata që janë në një marrëdhënie romantike duhet të shmangin provokimet e xhelozisë.
Shigjetari
Këshillohet të bëni mjaft kujdes me financat, pasi shpenzimet mund të tejkalojnë buxhetin. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje të veçantë shtëpisë. Parashikohet një mbrëmje e qetë pranë familjarëve tuaj.
Bricjapi
Nuk parashikohen probleme të veçanta. I vetmi problem që mund të keni është dhimbja e stomakut. Jepini prioritet aktiviteteve që ju relaksojnë emocionalisht. Do të ishte mirë të bënit një plan për të gjithë verën në vijim.
Ujori
Mos u dëshpëroni nga rrethanat në të cilat ndodheni. Tregoni sesa shumë besim keni në vetvete dhe nxirrni në pah karakterin tuaj të fortë. Ka gjasa që problemet të shuhen në mbrëmje, duke i lënë pas të gjitha momentet e pakëndshme.
Peshqit
Do të gëzoheni nga vizita e dikujt. Nuk përjashtohet mundësia që një person me të cilin keni kujtime mjaft të bukura, të vijë t’ju takojë. Ata që janë në një marrëdhënie, ka gjasa të marrin një dhuratë mjaft të këndshme. Ndërsa për beqarët e kësaj shenje është dita e duhur t’i shprehin ndjenjat personit që dashurojnë.
/Priza.al/