Detaje të reja kanë dalë në drite nga shpërthimi me tritol i ndodhur në Shkodër rreth orës 02:45, ku shënjestër ishte një punonjës policie.
Burime për median bëjnë me dijse se lënda plasëse i është vënë banesës së efektivit Pëllumb Vukaj.
Ky është një emër i njohur në radhët e Policisë së Shkodrës, pasi ka qenë efektiv krimesh, ku ka marrë pjesë edhe në aksionet e drogës apo hetime të çështjeve me rëndësi.
Nga shpërthimi i tritolit raportohet për dëme materiale në banesën e policit, si dhe në mjetin e tij.