Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Krymadhi ka reaguar në lidhje me shenjtërimin e Nënë Terezës.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryemadhi shkruan se shenjtorja do të mbetet model frymëzimi për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Sakaq shton se shenjtëri i saj duhet t’i rikujtojë qytetarëve se duhet të bëjnë më shumë në shoqëri për të promovuar e edukuar brezat e rinj.
Postimi i plotë:
Shën Tereza e shqiptarëve dhe botës, model frymëzimi që na tregon se ndryshimi pozitiv buron prej secilit prej nesh, nga çdo akt sado i vogël, që bëjmë me dashuri e në përkujdesje për të tjerët. Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës, le të na rikujtojë se duhet të bëjmë më shumë, si shtet dhe shoqëri, në promovimin dhe edukimin e brezave të rinj mbi veprat e mëdha të saj.