Shënoi dy gola ndaj Brazilit dhe fitoi Kupën e Botës në 98-ën, fanella e Zidane shitet për çmimin e pabesueshëm

Fanella e Zinedine Zidane veshur në finalen e Kupës së Botës së vitit 1998 u shit për 100,000 dollarë në Los Angeles. Edhe pse fanella u vërtetua nga FIFA dhe Adidas, organizatorët e ankandit nuk kanë mundur të japin një përgjigje nëse ajo është veshur nga Zidane në atë përballje historike që u fitua 3-0 nga Franca, me dy gola të Zidane të shënuar në pjesën e parë.

Në tetor të vitit 2018, shoqëria pariziene e ankandeve, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanellë të paraqitur si të Zidane (të veshur në finale) për shkak të dyshimeve që lindën për origjinalitetin e saj.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *